Paris SG lajmëron transferimin e Renato Sançezit, Milanit i duhet “Plani B”!

Ishte e ditur që portugezi kërkonte të shkonte në Francë, këtë e pranonin edhe në Itali, ndonëse i jepnin vetes me shpresë se Milani mund t’ia dilte më në fund. Nuk ndodhi kështu, pasi Renato Sançezi kaloi tek Paris SG, ndërsa Lilës iu paguan rreth 15 milionë euro. Mesa duket tek PSG pritën që Vajnaldumi të shkonte tek  Roma për të bërë lëvizjen zyrtarisht. Portugezi do të punojë sërish me trajnerit Kristof Galtie, pasi ishin bashkë edhe tek Lila. Milani tani duhet të mendojë për një plan B, dhe mediat italiane thonë se klubi kuqezi e ka gati emrin alternativ, që pritet të jepet shpejt.

Sfidanti.al