Neuer në Champions pas një viti

Manuel Neuer do të luajë kundër Galatasaray ndeshjen e tij të parë në Champions League që nga faza e grupeve e vitit të kaluar. Kapiteni i Bajernit ka dalë në konferencën për shtyp për të prezantuar sfidën, ku ka thënë se është i lumtur që po luan sërish pas pushimit të gjatë për shkak të thyerjes së këmbës dhjetorin e kaluar. Në takimin e kaluar, skuadra turke ishte më e mira në fushë për pjesën më të madhe të lojës, por në fund triumfuan individualitetet e Bajernit. Neuer pret edhe nesër luftë në fushë dhe vlerëson përballjen me sulmuesin Mauro Ikardi, për të cilin thotë se është një lojtar i madh e i paparashikueshëm, sidomos brenda zonës. Portieri siguron se Bayern e di shumë mirë çfarë e pret dhe është gati për sfidën.

sfidanti.al