Në Mynih e quajnë “Radio Myler: “Lodhem shumë me futbollit, por jam i lumtur!

Më shumë do të thoshte se ka varësi nga nevoja për sukses, një lloj varësie si ajo nga droga apo alkooli. Tomas Myler ka 13 vjet tek Bajerni dhe është i përshtatur më së miri në ambientin plot trysni të futbollit profesionist. “Padyshim që unë kënaqem me këtë sport, – thotë ai për revistën “Kiker”, – apo mos vallë nuk iu dukem i gëzuar? Por, jeta me futbollin profesionist dhe me sfidat nuk është aq e këndshme. Duhet të kesh varësi nga dëshira për sukses”.

Me 9 tituj radhazi, Bajerni dominon në Gjermani, ndërsa Tomasi po përpiqet ta ndihmojë ekipin që të fitojë edhe titullin e 10-të. Ai sot është një udhëheqës, ndryshe nga koha kur ishte i ri dhe në ekip komandonin Mark Van Bomel, Bastian Shvajnshtajger dhe Filip Lahm. Sot, sidomos në “ndeshjet fantazmë” (pa tifozë) dëgjohen qartë këshillat, udhëzimet e Mylerit, dhe për këtë arsye e quajnë me shaka “Radio Myler”. Ai gjatë gjithë kohës flet, sikur është në transmetim radiofonik.

Sfidanti.al