Në Gjermani mrekullohen me yjet e Bajernit; Upamekano, Sane, Kimih e Sane!

Pas ndeshjeve, në mediat bavareze, gjithmonë jepen disa çmime për paraqitjet më të mira. Këtë herë, pas fitores së Bajernit ndaj Bohumit 7-0, “Der Kaizer” u cilësua mbrojtësi Dajor Upamekano, që do të thotë se mori atributet e dikurshme të Franc Bekenbauerit. “Zoti i Futbollit” ishte Xhoshua Kimih, ndërsa “Der Bomberi” (si dikur Gerd Myleri i lavdishëm) u cilësua Sadio Mane. Pastaj ishte edhe “Mjeshtri i Ndeshjes”, pra ai që luajti më mirë, dhe këtë herë shkëlqimin e pati Leroi Sane, një nga më të kritikuarit vjet.

Sfidanti.al