Ten Hag: Është vetëm fillimi, por Junajtidi fitoi me zemër, jo me taktikë!

Trajneri holandez fitoi ashtu siç nuk ishte mësuar tek Ajaksi, por kur je përballë ekipeve të tillë si Liverpuli apo Mançester Siti mund të detyrohesh të luash “katenaçon” dhe kundërsulmin. i tillë suksesi 2-1 ndaj Liverpulit në Premier Ligë. “Ne mund të flasim për taktikën, por ishte fitore e mentalitetit, e sjelljes sonë në fushë, – tha ai, – lojtarët patën shpirt luftarak dhe komunikuan me njëri-tjetrin. Ua kërkova këtë gjë dhe ata e bënë. Gjithsesi, është vetëm fillimi i asaj që duhet të bëjmë. Ne mund të luajmë më mirë, me më shumë personalitet dhe qetësi, të jemi shumë më të rrezikshëm. Sot ishim një skuadër dhe dhamë shpirtin në fushë. I lumtur që Sanço e Rashford shënuan, dhe që Bruno Fernandes dhe Varan u treguan liderë”.

Sfidanti.al