“Na duhen një mesfushor dhe një sulmues”. Kjo ishte kërkesa e menjëhershme e Zhoze Murinjos pasi mori lajmin se do të ketë dy lojtarë mungesë për një muaj, dhe njërin prej tyre edhe më shumë. Trajneri portugez i Romës e ka aq përvojë në karrierë sa që ta kuptojë se pretendimet e ekipit të tij, jo më për titull por edhe për Champions, do të merrnin një goditje të rëndë duke qenë minus me Georgino Vajnaldumin dhe me Nikolo Zaniolon. i pari u dëmtua në stërvitje, ndërsa i dyti në ndeshjen e fituar 1-0 ndaj Kremonezes, duke dalë me barelë me shpatull të nxjerrë. Ylli i Italisë do të mungojë 3-4 javë. Mbrojtësi Kris Smolling shënoi në 65’ në një sukses të vështirë, ndërsa kryeqytetasit janë në krye të renditjes bashkë me Napolin apo Interin me pikë të plota, 6.
Sfidanti.al