Motivi i Mohamed Salah për të fituar Topin e Artë

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, ka konfirmuar ambicien e tij për të fituar çmimin prestigjioz “Topi i Artë”, duke theksuar se motivimi i tij shkon përtej lavdisë personale. Sulmuesi egjiptian ka qenë një nga lojtarët më të mirë të sezonit, me një performancë mbresëlënëse – 28 gola dhe 18 asistime – duke e udhëhequr Liverpoolin drejt suksesit në Premier League dhe në arenën evropiane.  “Jam i sigurt se kam një shans të mirë për ta fituar këtë vit, por do ta shohim”, tha Salah, kur u pyet për aspiratat e tij drejt çmimit më të madh individual në futboll. Ai theksoi se fokusi i tij kryesor mbetet te trofetë kolektivë me Liverpoolin, në veçanti Premier League dhe Liga e Kampionëve. Megjithatë, Salah e bëri të qartë se Topi i Artë ka një rëndësi të veçantë për të: “Dua ta fitoj për popullin tim”, u shpreh ai, duke nënvizuar krenarinë që do t’i sillte vendit të tij, Egjiptit.

sfidanti.al