Mos u çmend ky Murieli? Do Championsin e titullin për Atalantën!

A mundet që një skuadër e një qyteti të vogël si Bergamo të synojë mrekulli të tilla? Ndoshta, por vetëm nëse do të drejtohej nga një “shkëmb” si Sër Aleks Fergusoni, që bëri namin me Aberdinin në vitet 80-të, duke “vrarë” gjigandët si Rejnxhërs e Aberdin në Skoci, dhe të tillë si Bajernin, Realin dhe Hamburgun në Europë.

Gjithsesi, Luis Muriel beson se këtë gjë mund ta bëjë edhe Atalanta e drejtuar nga trajneri Gasperini, që po shkëlqen në Itali e në Europë, të paktën prej 2 vjetësh. “Skuadra jonë ka një unitet të madh, ne jemi si shokë, – thotë sulmuesi, – kjo është forca jonë, që luajmë për njëri-tjetrin. Në Champions do të jetë e vështirë, por punojmë për të arritur gjëra të mëdha, dhe dëshira e të gjithëve, edhe pse disi e fshehtë, është që ta fitojmë. Përsa i përket titullit, nuk mund ta fitojmë këtë vit, por ndoshta mund ta provojmë vitin tjetër”.

Sfidanti.al