Mino Raiola plas: Pepi është një zagar, kam dashur ta rrahë në “Uembli”!

Pep Guardiola nuk është ndonjë figurë e dashur në qarqet futbollistike evropiane e botërore, por urrejtja më e madhe atij duket se i vjen nga një prej menaxherëve më të mirë të futbollit në botë, Mino Raiola, që ka “klientë” të tillë, si Ibrahimoviçi, Baloteli, Pogba, Donaruma, etj.

“A e dini se çfarë eshtë Pep Guardiola? Një zagar dhe frikacak. Ajo që ai i ka bërë ai Ibrahimoviçit, e tregon mirë se çfarë zeroje është ky njeri. Nuk po them se është trajner i keq, sepse nuk është i tillë, por, si njeri, ai, me të vërtetë, ështe i neveritshëm. Dhe të gjithë ata që e njohin sado pak atë, e dinë këtë gjë”, thotë Raiola, duke shtuar: “Ai i tha Ibras se, po të kishte nevojë, mund t’i drejtohej atij, kur të donte, por, më pas i ktheu kurrizin dhe i shmangej, deri sa e hoqi edhe nga ekipi. Nuk donte që as të përshëndetej me të”.

Raiola tha, gjithashtu, se, në një rast, ai kishte dashur që ta rrihte trajnerin aktual të Mançester Sitit, mbas fitores së Barcelonës mbi Mançester Junajtidin në finalen e Champions-it në “Uembli”. “E ndoqa atë nëpër korridoret e ‘Uemblit’. Pati fat se e shpëtoi Galiani që ishte delegat i UEFA-s që më ndaloi që t’i jepja atij një mësim të mirë”, vuri në dukje Raiola.

Sfidanti.al