“Milano-Cortina 2026” , renditja finale e medaljeve

Me finalen e hokejit mbi akull, kanë përfunduar garat e Lojërave Olimpike Dimërore 2026, që nisën më 6 shkurt dhe u zhvilluan në Milano dhe Cortina d’Ampezzo. Finalen e fitoi skuadra e SHBA-së në hokej, por në përgjithësi Shtetet e Bashkuara nuk u shpallën vendi më i suksesshëm i këtyre Lojërave.

Norvegjia dominon tabelën e medaljeve

Me plot 18 medalje të arta, 12 të argjendta dhe 11 të bronzta, Norvegjia është vendi më i suksesshëm i “Milano Cortina 2026”. Ky është rekordi i katërt rresht për Norvegjinë, ndërsa me 18 të arta ata vendosën edhe një rekord të ri olimpik, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 16 medaljesh të arta katër vjet më parë. SHBA-ja renditet e dyta me 12 të arta, 12 të argjendta dhe 9 të bronzta, gjithsej 33 medalje. Nga 10 të arta kishin Holanda dhe Italia, ndërsa Gjermania, Franca dhe Suedia fituan nga tetë të arta secila. Zvicra është e teta në renditje me 6 të arta, 9 të argjendta dhe 8 të bronzta.

sfidanti.al