“Mesi preferon Kejlorin”, filluan kaq shpejt klanet tek Paris SG?!

E çuditshme ajo që thuhet për atmosferën tek Paris SG ku trajneri Maurisio Poçetino duket se do ta ketë shumë të vështirë të ruajë harmoninë dhe ekuilibrat. Nuk dihet sesa është e vërtetë, por lajmet janë që Lionel Mesi (që ka vetëm një muaj në ekip) paska dhënë përkrahjen e tij që në portë të luajë Kejlor Navas, dhe jo kampioni i ri i Europës, Xhixho Donaruma. Kështu shkruan “Il Korriere dela Sera” në Itali, së cilës i bëhet jehonë në Francë apo në Spanjë. E habitshme pasi Navasi nuk është argjentinas , pra jo patriot i Mesit, ndërsa në të kaluarën ka qenë portier i Realit të Madridit. E përditshmja italiane shkruan se Donaruma është i pakënaqur dhe se mund të kërkojë që të kalojë tek Juventusi. Portieri i të Kaltërve u ul në stol në Metc, pasi kishte luajtur ndaj Klermonit e Lionit, ndërsa edhe agjenti i tij, Raiola qenka i pakënaqur.

Sfidanti.al