“As Tiki dhe as Taka”, mediat spanjolle torturojnë Barcelonën

Natyrisht, këta tituj vijnë nga Madridi, dhe është saktësisht e përditshmja “Marka” që e ka, ndërsa “AS” titullon “agoni”. Gjithsesi, gazetat sportive të kryeqytetit i kanë rënë në kokë të vërtetës, sepse skuadra e trajnerit Ronald Kuman nuk e ka aspak identitetin që ka pasur dikur, lojën që u bë e famshme me nofkën “tiki-taka”. Barazimi 0-0 në fushën e Kadisit ishte e treta ndeshje radhazi pa fitore e katalanasve, ndërsa në fushë lojtarë si Kutinjo, Depai, De Jong, Pike apo të tjerë duket sikur luajnë pa lidhje me njëri-tjetrin. Ndoshta dorëzimi ka ardhur nga vetë Kumani, ndërsa Sergi Roberto i doli kundër indirekt fjalëve të trajnerit duke thënë se “ne nuk luftojmë për vendin e katërt”. Edhe Pike duket se është kundër duke thënë se “këtë fanelë e kam veshur për të dalë kampion”.

Sfidanti.al