Natyrisht, këta tituj vijnë nga Madridi, dhe është saktësisht e përditshmja “Marka” që e ka, ndërsa “AS” titullon “agoni”. Gjithsesi, gazetat sportive të kryeqytetit i kanë rënë në kokë të vërtetës, sepse skuadra e trajnerit Ronald Kuman nuk e ka aspak identitetin që ka pasur dikur, lojën që u bë e famshme me nofkën “tiki-taka”.