Cilindo që të arrijë të marrë (nëse do t’ia dalë), do të ishte një sukses. Lojtarë si Erling Haland dhe Marko Asensio janë shumë të ndryshëem, por janë padyshim dy prej talenteve më të rëndësishëm të futbollit europian. Mediat angleze njoftojnë se trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop, po mendon për ta, dhe padyshim që do të duhet një investim tepër i madh për të marrë qoftë edhe njërin. Liverpuli mendoi për Asension, kur sulmuesi kërcënoi Realin se do të largohej nëse nuk do të aktivizohej. Për momentin gjërat ndryshuan sepse ai luajti dhe shënoi 3 gola në fitoren 6-1 ndaj Majorkës. Reali i ka vendosur një klauzolë prej 350 milionë eurosh Asensios, ndonëse “transfermarkti” thotë se kartoni i tij vlen vetëm 35 milionë euro, nga një kulm prej 90 milionësh disa kohë më parë. Halandi dihet se është më i shtrenjtë.
Sfidanti.al