Disa vjet më parë, miliarderi amerikan Uorren Bafet mbështeti planin e ish-presidenti Obama për të taksuar më shumë të pasurit nëpërmjet taksës progresive. Ai e pranoi këtë në vlerësim të vendit që i dha mundësi të bëhej ai që ishte, pra një miliarder, dhe tha me sinqeritet se “nëse do të kisha lindur në Afrikë, ku vlejnë cilësi të tjera, ndoshta unë do të isha tani duke vdekur për bukë”.
Këto fjalë besohet se mund t’i jenë kujtuar Lionel Mesit në takimin që pati me yllin e futbollit tjetër, atë amerikan, yll që quhet Rob Gronkovski. Lojtari i Nju Inglënd Patriotsit, i saposhpallur kampion i NBA-së, bëri një vizitë në kompleksin stërvitor të Barcelonës, ku u takua me Mesin apo me Suarezin. Gronkovski ishte edhe në “Kamp Nou” ku ndoqi fitoren 6-1 të Barçës ndaj Gihonit për ligën spanjolle.
Mesi nuk do të kishte qenë aspak kaq i suksesshëm në futbollin amerikan, pasi vetë cilësitë fizike nuk do t’ia lejonin. Gjithsesi, edhe Gronkovski mund të ketë ndjerë të njëjtën gjë. A mund ta imagjinojë kush këtë gjigand që të driblojë dhe të japë spektakël si Mesi në fushën e “Kamp Nout”?
Sfidanti.al