“Mentori” i Alegrit, Galeone, i vë “vizën” Juves: Të bëhet nga e para!

Më e lehtë të thuhet sesa të realizohet, sidomos kur ke një skuadër me kontrata, me interesa nga më të ndryshmit, dhe një bilanci financiar që nuk të lejon të bësh gjëra të mëdha. Gjithsesi, njëri nga trajnerët veteranë italianë, Xhovani Galeone, thotë se Juventusi është në momentin kritik. Njeriu që cilësohet si “mentori” i trajnerit të sotëm, Masimiliano Alegri, thotë se “Juventusi duhet të rithemelohet”. “Problemi kryesor i ekipit është se i mungojnë kampionët, – thotë Galeone, – i mungojnë ata që kanë mentalitet fitues. Nuk ka si Kedira apo Manxhukiç”. Natyrisht, nuk ka si Pirlo, Tevez, Bufon, ndërsa Bonuçi e Kielini janë në moshë të vjetër, plus janë mbrojtës. Për Galeonen, lojtarë si Kieza apo Dibala mund të largohen, sepse do të krijonin fonde për të forcuar ekipin.

Sfidanti.al