Me Ranokian e Sensin, 20 lojtarë shënojnë tek Interi si askush në Europë!

Fitorja ndaj Empolit në Kupën e Italisë ishte nga ato prova të karakterit që të bëjnë më të fortë. Në një mbrëmje kur ishin jo edhe aq në formë, zikaltërit ia dolën të përballonin një kundërshtar të frymëzuar, të udhëhequr nga Nedim Bajrami e Kutrone, për të arritur kualifikimin “me shpirt ndër dhëmbë” në 120 minuta, me suksesin 3-2. Përveç karakterit të treguar, skuadra e Simone Inzagit arriti edhe një rekord europian për këtë sezon. Plot 20 lojtarë të Interit kanë shënuar në 2021-2022, në të gjitha konkurrimet, diçka që nuk e ka bërë asnjë skuadër e kontinentit, as Bajerni, Reali apo Mançester Siti. Të fundit që u shtuan në listë ishin mbrojtësi Ranokia dhe mesfushori Sensi.

Sfidanti.al