Nëse do të kishte qenë në “Stemford Brixh”, trajneri Tomas Tuhel do ta kishte përdorur gjatë këtij sezoni, aq më tepër që Romelu Lukaku e Timo Verner shpesh nuk kanë luajtur, si dhe kanë qenë në krizë për golin. Armando Broja ka mesatare më të mirë të minutazhit me rrjetat e shënuara sesa dy sulmuesit shumë më të njohur sesa ai. Gjithsesi, shqiptari 20-vjeçar është tek Sauthemptoni ku ka shënuar 5 gola e ka dhënë 1 asist në Premier Ligë dhe 7 gola gjithsej në sezon, me mesataren 1 gol për 130 minuta. Aspak keq! Sauthemptoni kërkon t’ia blerë kartonin dhe Çelsi kërkon 20 milionë paundë stërlina, por analistë të ndryshëm e këshillojnë klubin londinez që të mos bëjë gabimet e së kaluarës, duke humbur një lojtar që mund të japë shumë në “Stemford Brixh” në të ardhmen. Përveç, Sauthemptonit e Çelsit, për kartonin e Brojës është i interesuar edhe Uest Hemi, një nga skuadrat më të mira angleze këtë sezon.
Sfidanti.al