Çfarë habie! Trajneri i Bajernit mendon përforcime në janar!

Flasim për një klub i cili mezi kandiset të shpenzojë në verë, jo më kur është fillimi i vitit dhe “dritarja dimërore”. Gjithsesi, nga Gjermania thonë se Bajerni po e mendon këtë mundësi, pra për të sjellë ndonjë lojtar tani në janar, dhe kjo sepse ka dëmtime si dhe pasiguri lidhur me Kovidin. Alfonso Dejvis dhe Leon Gorecka për momentin janë jashtë me dëmtime dhe do të mungojnë të paktën disa javë. Trajneri Julian Nagelsman mendon të bëjë një transferim për t’i dhënë “thellësi” skuadrës, aq më tepër që nuk ka garanci për mbrojtjen e titullit sepse Dortmundi është vetëm 6 pikë larg. Shqetësimi më i madh, sidoqoftë, është Championsi dhe askush nuk e harron eleminimin e vjetshëm nga PSG kur u dëmtua Levandovski. Gjithsesi, tek Bajerni kanë një kusht: Përforcimet duhet të jenë në përputhje me parimet financiare të klubit.

Sfidanti.al