Mbape: Në Itali do të luaja vetëm për Milanin!

Tifozët kuqezinj janë në qiellin e shtatë, ndonëse nuk besohet se sulmuesi francez do të vinte aq lehtë në “San Siro”. Kilian Mbape e kishte thënë që në moshë të vogël, dhe e ka përsëritur në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të FIFA-s se ka qenë dhe mbetet tifoz i Milanit, të paktën përsa i përket Italisë. “Në Itali do të luaja vetëm për Milanin”, – ishin fjalët e tij, ndërsa mediat italiane shkruajtën se kjo i ka entuziazmuar tifozët kuqezinj.

Sfidanti.al