Shpërthen trajneri italian pas fitores kundër Evertonit në kampionat. Kuptohet qartë se ka pasur jo pak tension mes Enzo Maresca dhe klubit të Chelsea. Pas suksesit të së shtunës në Premier League ndaj Everton, 2-0, trajneri italian është shprehur: “48 orët e fundit ishin më të këqijat që kur jam te kjo skuadër”. Chelsea vinte pas një serie prej 4 ndeshjesh pa fitore dhe situata ishte përkeqësuar pas humbjes në Champions kundër Atalantës.
“Lojtarët janë fantastikë, – ka shtuar më tej trajneri Maresca, duke iu referuar golit të Malo Gusto. – Ata kanë shkuar shumë mirë pas një jave të komplikuar. Gjatë këtyre 48 orëve shumë njerëz nuk kanë mbështetur”. A i referohej trajneri klubit? “Flas në përgjithësi. Me tifozët kemi një raport shumë të mirë”, – theksoi Maresca, duke lënë të nënkuptohet se pakënaqësia e tij ka të bëjë pikërisht me klubin.
sfidanti.al

