Manchester City pa rivalë mes klubeve europiane

UEFA ka përditësuar renditjen e klubeve pas përfundimit të ndeshjeve të fazës së grupeve të Champions League. Manchester City vazhdon që të kryesojë këtë renditje të veçantë dhe ruan vendin e parë me 141.000 pikë.

Në vend të dytë qëndron Bajerni i Mynihut (136.000 pikë), ndërsa në shkallën më të ulët të podiumit qëndron Reali i Madridit me 123.000 pikë.

Paris Saint-Germain qëndron në vendin e katërt me 108.000 pikë, ndërsa menjëherë pas francezëve vjen Liverpool me 103.000 pikë. Interi qëndron në vendin e 6-të, i ndjekur respektiuvisht nga Leipzig, Chelsea dhe Manchester United. “Top 10” mbyllet me Romën, që qëndron në kuotën e 87.000 pikëve.

Renditja e UEFA-s për Klube / “Top 10”

1) Manchester City          141.000

2) Bayern Mynih               136.000

3) Real Madrid                   123.000

4) Paris Saint-Germain   108.000

5) Liverpool                        103.000

6) Inter                                 99.000

7) RB Leipzig                       96.000

8) Chelsea                           96.000

9) Manchester United   92.000

10) Roma                             87.000

sfidanti.al