Manchester United pa sulmues goli

Sezoni po shkon si mos më keq për Manchester United me “Djajtë e Kuq” që për momentin renditen në vendin e gjashtë të Premier League, 10 pikë pas kryesuesve të Liverpool. Diferencë nuk bën as Europa pasi tashmë skuadra e Erik ten Hag është jashtë Champions League duke e mbyllur fazën e grupeve në vendin e fundit. United vuan mungesën e golave nga sulmuesit teksa në të shumtën e rasteve, skuadra shpëton nga golat e mesfushorëve, sidomos kur vjen puna në kampionat. Një statistikë e fundit zbulon se sulmuesi i fundit që ka shënuar një gol në Old Trafford për sfidat e kampionatit është Jadon Sancho. Goli i britanikut është regjistruar më datë 28 të muajit maj dhe i përkiste sezonit të kaluar në një ndeshje ndaj Fulham që United e fitoi me shifrat 2-1. Prej asaj kohe, sulmuesit e Manchester United nuk e kanë gjetur më rrugën e golit në ndeshjet e luajtura në Premier League. Kujtojmë se aktualisht, Sancho është i pezulluar pas mosmarrëveshjeve me trajnerin Ten Hag dhe me shumë mundësi në merkaton e muajit janar do të gjejë një tjetër akomodim.

sfidanti.al