Rebecca Welch do të jetë femra e parë që do të gjykojë një ndeshje futbolli të Premier League, ka bërë të ditur në faqen e kësaj gare. Welch është caktuar si gjyqtare kryesore e ndeshjes mes Fulhamit dhe Burnley, që do të luhet më 23 dhjetor në Londër. Anglezja është në listën e FIFA-s që nga viti 2015, ndërsa këtë verë ka gjykuar ndeshjet në Kupën e Botës për femra. Ajo drejtoi ndeshjet e FA dhe të Kupës së Ligës për meshkuj në Angli, dhe në Ligës Premier ishte gjyqtarja e katërt në ndeshjen midis Fulham dhe Manchester United më 4 nëntor.
sfidanti.al