U parashikua për të qenë në formacion, por nuk ndodhi ashtu. Rej Manaj u la në stol nga trajneri i tij, ndërsa Specia priste Kaljarin në fushën e vet në një sfidë shumë të rëndësishme, direkte, për mbijetesë në Serinë A. Sulmuesi i kombëtares shqiptare hyri në lojë në minutën e 68-të dhe iu deshën vetëm 7 minuta për të lënë shenjën. Manaj realizoi një gol me aftësi personale, duke tribluar Altaren dhe Goldanigën, për të shënuar me një gjuajtje në këndin e sipërm të portës. Ky ishte goli i tij i katërt këtë sezon të Serisë A. Specia është në vendin e 5-të nga fundi duke iu shkëputur dalë nga dalë zonës së rrezikut. Ekipi i Manajt ka 29 pikë në 29 ndeshje, me 30 gola të shënuar e 50 të pësuar, ndërsa vendi i tretës që të zbret nga kategoria, është 6 pikë më poshtë.
Sfidanti.al