Nuk i ka ndodhur shpesh, por ja që e goditi këtë herë. Dëmtimi në gju bëri që Rafael Nadal të tërhiqej nga gjysmëfinalja e US Openit ndaj Huan Martin Del Potros. Spanjolli, numri 1 i botës, dhe kampioni në fuqi në Nju Jork, nuk do të ketë mundësi të luajë finalen e madhe e të shumëpritur ndaj Novak Gjokoviçit.
Në të kundërt, do të jetë Del Potro që do të kërkojë titullin e dytë në US Open, të dytin Grand Slem në karrierë, gjithnjë në turneun e tij të preferuar, këtë në Amerikë. Në 2009, ai mposhti Nadalin dhe Federerin, ndërsa ishte vetëm 19 vjeç. Sot, argjentinasi është 28 dhe ka kaluar një kalvar të gjatë me dëmtime në bërryl, për të mbërritur sot në kulmin e karrierës, për herë të parë në vend të tretë në renditjen botërore ATP.
Del Potro ndoshta do të kishte fituar ndaj Nadalit edhe pa ndihmën e dëmtimit, edhe pse duket diçka e dyshimtë. Spanjolli luftoi duke humbur dy sete, 6-7 e 2-6, por u ul në stol dhe nuk u ngrit më. Ishte hera e 9-të në karrierë që dëmtimi e bën të braktisë një ndeshje, e treta herë në një Grand Slem, ndërsa ëndrra për Çmimin e Madh të 18-të në karrierë duhet të presë.
Sfidanti.al