Makron e do Mbapenë në Paris për milionat e taksave për publikun!

Ligjet e Francës janë të tilla që detyrimet e rrogave të yjeve janë më të mëdha sesa në Spanjë, Angli apo edhe Itali. Kështu, Kilian Mbape vërtet ka një rrogë vjetore prej 200 milionë eurosh bruto tek Paris SG, por rreth 100 milionë euro janë taksa për shtetin francez. Në 3 vjet gjithsej, do të thotë se arkat e qeverisë do të mbushen me 300 milionë euro nga rroga e Mbapesë. Kjo është një nga arsyet që presidenti Emanuel Makron kërkon me ngulm që sulmuesi 24-vjeçar të mos largohet nga PSG-ja. Nuk dihet nëse kjo dëshirë do t’i plotësohet, por padyshim që si politikan ai ka llogaritë e veta.

Sfidanti.al