Mafia sulmon futbollin europian, ose “fukarallëk, maskarallëk”

Kështu thonë turqit, dhe duket se periudha e gjatë e pandemisë po krijon kushte për rritjen e korrupsionit lidhur me arbitrat. Një raport i Europolit thekson se grupe kriminale i kanë shtuar aktivitetet e tyre për të blerë arbitra të ndeshjeve në kontinentin e vjetër. Flitet për shuma deri në 30 000 euro, por edhe për taktika të sulmeve kibernetike, për të zbuluar dobësi të arbitrave duke u vjedhur postën elektronike dhe aplikacione të tjerë në telefonat e tyre celularë. “Ky zhvillim mund të jetë përshpejtuar nga mbyllja për shkak të Kovidit, që i ndihmoi vjedhësit kibernetikë”, – shkruhet në raport, që thekson rrezikun për ndeshjet e kupave euopiane, ndërsa beson se grupi kriminal është me bazë në Azi.

Sfidanti.al