Ashtu siç pritej do të kishte rikthime të shumta. Kristian Panuçi “u dorëzua” dhe thirri përsëri në kombëtare “gardën e vjetër”, për ndeshjen ndaj Izraelit në Ligën e Kombëve. Agolli, Memushaj, Basha, Hyka, Kaçe janë emrat që më parë ishin lënë jashtë, veçse Panuçi u mendua përsëdyti pas disfatave të rënda në miqësoret ndaj Kosovës (0-3) dhe Ukrainës (1-3) në fillim të verës.
Në ekip ka edhe lojtarë të rinj si Enea Mihaj, mbrojtës i ekipit grek, Panetolikos, Besir Demiri që luan me Mariupolin në Ukrainë, Egzon Binjaku i Malmos. Në sulm, mungojnë emrat e njohur si Sadiku (i dëmtuar) e Cikalleshi, ndërsa në mesfushë nuk është Amir Abrashi, po ashtu i lënduar. Ndeshja ndaj Izraelit do të luhët në 7 shtator në “Elbasan Arena”. Ja lista e plotë:
Portierë: Berisha, Strakosha, Hoxha; Mbrojtës: Hysaj, Veseli, Gjimshiti, Mavraj, Agolli, Lika, Mihaj, Demiri, Prenga, Binaku; Mesfushorë: Hyka, Gavazaj, Xhaka, Basha, Lilaj, Memushaj, Lila, Ndoj; Sulmues: Grezda, Guri, Balaj, Manaj.
Sfidanti.al