Lionel Mesi, mos vallë do t’ia prishë gruaja idilin e Arabisë Saudite!

Shifrat janë të jashtëzakonshme dhe flitet për 600 milionë euro. Kaq i premtohet Lionel Mesit në Arabinë Saudite nëse pranon të shkojë tek Al Hilali, që është ekipi i kurorës mbretërore. Mediat europiane shkruajnë se argjentinasi edhe e mendon këtë gjë, ndërsa sauditët e duan si emblemë për Kupën e Botës 2030, që duan ta organizojnë vetë, por besohet se e shoqja, Antonela, sikur nuk e ka me qejf që të braktisë Europën. Me gjasë, ajo dhe djemtë duan më shumë që Mesi të kthehet në Barcelonë.

Sfidanti.al