Uashington Komanders e NFL-së shitet më shumë se 6 miliardë USD

Uashington Komandwrs hyjnë në histori si skuadra sportive më e shtrenjtë. Ekipi i futbollit amerikan ndryshoi pronësi duke u shitur për 6.05 miliard dollarë. Më parë, rekordi mbahej nga një tjetër emër i njohur i futbollit amerikan si Denver Bronkos, që ishte shitur për 4.27 miliard dollar vetëm një vit më parë.  Skuadra nga Uashington u shit nga Dan Shnajder, pronari që e kishte blerë në vitin 1999 për 750 milion dollarë.

Tashmë, Komandwrs do të jenë në pronësi të kompanisë Apollo të themeluar nga miliarderi Josh Harris, që ka aksione edhe te skuadra e NBA, Filadelfia. Po ashtu, aksioner i ri është edhe legjanda e basketbollit amerikan Mexhik Xhonson.  Për të kuptuar rekordin e ri në sportin botëror dhe diferencën e madhe me klubet e futbollit në Europë, mjafton të përmendet që klubi i shitur më shtrenjtë në histori është ai i Çelsit për 2.93 miliard euro nga Roman Abramoviç te amerikani Tod Bohli.

Sfidanti.al