Kumbulla pranë Rayo Vallecano

Marash Kumbulla është shumë pranë një rikthimi në La Liga. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare pritet të transferohet te Rayo Vallecano në formën e huazimit nga Roma, ndërsa negociatat mes dy klubeve kanë hyrë në fazën përfundimtare.

Sipas raportimeve, Roma dhe Rayo Vallecano po finalizojnë detajet e fundit të marrëveshjes, ndërsa procedurat formale pritet të përmbyllen në ditët në vijim. Nëse gjithçka shkon sipas planit, Kumbulla do të nisë një aventurë të re në elitën e futbollit spanjoll, ku Rayo Vallecano synon të përforcojë repartin e mbrojtjes përpara fillimit të sezonit të ri.