Çdo ditë më shumë që kalon, shtohet numri i lajmeve për ngjarjet që mund të ndodhin në tregun e futbollit. E reja për yllin e Verderit dhe të Kosovës, Milot Rashica, është se për atë interesohet Aston Vila. Trajneri Smith dëshiron të ketë një skuadër të fortë që të mos rrezikojë mbijetesën në Premier Ligë siç ndodhi vjet, ndaj edhe besohet se do të japë 20 milionë euro për kartonin e shqiptarit të Kosovës. Rashica 24-vjeçar cilësohet si pjesë e një plani afatgjatë, pra për të krijuar boshtin e një skuadre për shumë vite me radhë. Smithi ka shpenzuar një shifër rekord për klubin, 33 milionë paundë stërlina për Oli Uotkinsin, veçse duhet të nxitojë për Rashicën pasi ai ka qenë prej kohësh (siç thuhet në Gjermani) në radarët e Lajpcigut të Nagelsmanit.
Sfidanti.al