U deshën dy të rinj që ta shpëtonin dhe Zhoze Murinjo ka meritën që besoi tek ata dhe i hodhi në fushë. Roma po humbiste në fushën e vet ndaj Veronës, por Murinjo aktivizoi dy futbollistë që nuk ishin të njohur, Bove dhe Volpato, që shënuan golat e barazimit 2-2. Veronezët kryesuan 2-0, dhe Marash Kumbulla që ishte titullar vuajti shumë. Në fund, u vlerësua vetëm me notën 5.5, por duhet thënë se thuajse i gjithë ekipi kryeqytetas ishte për t’u hedhur në “kosh”. Portieri Rui Patrisio mori 5, Mejtland-Najls po 5, Karsdorp 5.5, Pelegrini 5, Serzhio Oliveira 4, Kristante 5.5 dhe Gian 5. Vetëm Bovo, Volpato, Abraham, Veretut, Zalevski apo Smolling morën notë më të mirë. Vetë Murinjo mori 6, por u përjashtua sepse i bëri arbitrit një shenjë sikur po fliste në telefon dhe po merrte urdhëra “nga lart”.
Sfidanti.al