Konkurs “gjermanishteje” për trajnerin e ardhshëm të Çelsit!

Frenk Lampard i ka ditët të numëruara, dhe në Londër duket se e kanë gjetur “identikitin” e trajnerit të ri. Mediat angleze raportojnë se njeriu i ri i stolit sipas të gjitha gjasave do të jetë gjerman, dhe jepet një listë ku përfshihen Julian Nagelsman i Lajpcigut, Ralf Rangniku dhe Ralf Hazenhutl. Interesant fakti se nuk flitet për Tomas Tuhelin, trajnerin që arriti finalen e Championsit me Paris SG, dhe që u shkarkua pak javë më parë. Drejtuesit po mendojnë për një trajner që flet gjermanisht për të ndihmuar përshtatjen e dy yjeve të blerë shtrenjtë nga Bundesliga, Kai Haverc për rreth 80 milionë euro dhe Timo Verner për mbi 60 milionë euro. Në total, blutë e Londrës shpenzuan 230 milionë paundë stërlina për të përforcuar skuadrën, por nën drejtimin e Lampardit rrezikohet të mos arrihet as zona Champions.

Sfidanti.al