Pas konfirmimit të Xavit në krye të skuadrës për sezonin e ardhshëm, drejtori sportiv Deco kanë nisur menjëherë nga puna për të ndërtuar ekipin e sezonit të ri. Kjo do të thotë se merkato që do të kryejnë katalansit këtë verë është i rëndësishëm për t’u rikthyer në elitë. Sipas mediave spanjolle, emri i parë në listë është ai i Khvicha Kvaratskhelia, lojtari gjeorgjian që luan me Napoli në Serie A. Një mesfushor që ka deklaruar edhe më herët se është tifoz i ekipit katalanas. Barcelona është interesuar edhe më parë për 23-vjeçarin gjeorgjian, që ka një kontratë deri në vitin 2027 me Napoli. Ndërkohë që, kostoja e kartonit të tij vlerësohet rreth 80 milionë euro. Javën e ardhshme mund të ketë zhvillime të reja në këtë drejtim, pasi menaxheri i lojtarit do të vijë në Itali për të diskutuar.
sfidanti.al