KF Shkëndija ka njoftuar se ka pranuar vendimin e Trupit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës pranë UEFA-s lidhur me shfaqjen e banderolave gjatë ndeshjes kundër Shelbourne FC në xhiron e dytë të UEFA Conference League. Klubi është ndëshkuar me një gjobë prej 20,000 euro dhe me mbyllje të pjesshme të sektorit 11 në një ndeshje të ardhshme si vendas, një masë që pezullohet me kusht që të mos përsëriten shkelje të ngjashme gjatë dy viteve të ardhshme.
KF Shkëndija thekson respektin e saj për rregullat e UEFA-s dhe angazhimin për të luftuar çdo formë diskriminimi, duke kërkuar bashkëpunim nga tifozët për të siguruar një ambient të sigurt dhe pozitiv në të gjitha ndeshjet.
‘KF Shkëndija njofton opinionin se ka pranuar vendimin e Trupit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës pranë UEFA-s, lidhur me shfaqjen e banderolave që nuk përputhen me frymën sportive, gjatë ndeshjes me Shelbourne FC në xhiron e dytë të UEFA Conference League, për çka klubi është ndëshkuar me gjobë nga UEFA.
Sipas këtij vendimi, klubi është gjobitur me 20 000 euro, ndërsa është vendosur edhe mbyllja e pjesshme e stadiumit (sektori 11) për një ndeshje të ardhshme në garat evropiane ku Shkëndija do të jetë vendase.
Kjo masë pezullohet me kusht që të mos përsëriten shkelje të ngjashme gjatë dy viteve të ardhshme.
KF Shkëndija respekton rregullat dhe standardet e UEFA-s dhe qëndron fuqishëm kundër çdo forme të diskriminimit apo sjelljeve që bien ndesh me frymën sportive.
Klubi do të vazhdojë të bashkëpunojë me tifozët dhe institucionet për të garantuar një ambient të sigurt dhe pozitiv në çdo ndeshje, në vend dhe në arenën ndërkombëtare dhe për këtë kërkojmë që edhe tifozët të jenë korrekt dhe të respektojně rregullat dhe rregulloret e garave.’
sfidanti.al

