Katër shtylla dhe raste “me lopatë”, Everton-Liverpul është magjik edhe pa gola!

Trajneri Jurgen Klop pranoi se ekipi i tij nuk ka bërë “fillimin e ëndrrave” në Premier Ligë pas 6 javëve të para duke marrë vetëm 9 pikë. Gjithsesi, derbi i qytetit në “Gudison Park” mund të cilësohet me spektakolarja e futbollit në Europë këtë fundjavë, edhe pse në fushë ishin Bajerni, Reali, Juventusi dhe ishte edhe derbi Milan-Inter. Me 4 shtylla dhe me kaq shumë raste, me portierët Alison e Pikford që u shpallën më të mirët në fushë, derbi i Liverpulit ishte ai i ëndrrave. Liverpuli goditi 3 herë shtyllat dhe Evertoni një, portieri Pikford ishte i jashtëzakonshëm, por edhe Alison nuk mbeti prapa. Firmino, Salah, Daruin Nunjez apo Luis Diaz krijuan raste për të kuq, por edhe Koudi (që shënoi gol të anulluar nga VAR-i), Moupei (Maupay) apo Mekneil për vendasit.

Sfidanti.al