Jo vetëm shqiptarët, edhe tifozët anglezë shkuan me vonesë në “Uembli”

Shpesh jemi mësuar ta shohim veten në mënyrën më negative apo nënvleftësuese të mundshme, por mirë është të shikojmë edhe se ç’bëhet rreth e rrotull. Madje, le të shikojmë tek një vend si Anglia, e vlerësuar gjithnjë për rregullin dhe përpikmërinë e saj. Nuk ishte i tillë imazhi në ndeshjen ndaj Sllovakisë në eleminatoret e Botërorit. Plot 4 000 apo 5 000 tifozë të kombëtares angleze mezi mundën të hynin në stadiumin “Uembli”, edhe pse ishin pajisur me biletë. Ata u ankuan se pati një gabim në shtypjen e biletave, gjë që detyroi forcat e sigurisë që të kontrollonin tri herë për vërtetësinë e saj.

Gjithsesi, Federata Angleze, u mbrojt duke thënë se një pjesë e tifozëve mbërritën shumë vonë në stadium, duke pasur parasysh sesa shumë janë rritur masat e sigurisë. Gjithsesi, pa problem. Anglezët jokorrektë do të nxitojnë radhën tjetër. Më mirë të vonohen dhe të humbin disa minuta nga Angli-Sllovaki, sesa të protestojnë për masat e sigurisë dhe t’u ndodhë ndonjë e pabërë.

Sfidanti.al