“Jo kështu, Barcelonë!”, Shtypi spanjoll i pamëshirshëm me ekipin e Flick

Shtypi spanjoll ka qenë i pamëshirshëm në vlerësimin e dhënë për performancën e Barcelonës kundër Chelsea-t, pasi ekipi i Hansi Flick dhuroi një shfaqje për tu harruar në “Stamford Bridge”.

Disfata e Barcelonës ishte e dukshme dhe mediet iberike nuk humbën kohë duke përshkruar ekipin katalan si një formacion që nuk kishte lidhje me stemën që mbante në fanellë. “Barca ishte larg nivelit të saj, vuajti një humbje të fortë”, shkruante “Mundo Deportivo”, e cila theksonte faktin se klubi anglez mund të kishte fituar edhe më thellë.

Gazeta katalanase e konsideroi ndeshjen një “makth”, ku Chelsea e kishte “shkelur” Barcelonën.

Në Katalonjë, gazeta “L’Esportiu” e përshkroi ekipin e Flick si “të zënë nga një ngërç”, duke nënvizuar faktin se skuadra kishte ofruar mbrëmë “një version shumë të dobët, duke i lëhtësuar shumë punën Chelsea-t”.

Edhe e përditshmja “Sport” ishte po aq krtike duke zgjedhur si titull: “Jo kështu, Barça!”. Sipas gazetës në fjalë projekti i Hansi Flick duhet të analizohet, pasi ekipi mbeti “pa një përgjigje” në Londrën perëndimore.