Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni i tifozëve e gëzon më shumë se çdo gjë tjetër.
“Këta njerëz, pasioni i tifozëve më gëzon më shumë se çdo gjë tjetër. Unë shoh 3 vite me 6 trofe dhe një finale në Champions Legaue. Ishte e vështirë të imagjinohej se do arrihej. Falë këtyre djemve jemi matematikisht kampion të Italisë pas derbit ndaj Milan-it. Do të doja ta nderoja Milan-in, nuk ishte e lehtë për ta psikologjikisht të luanin sot dhe ata dhanë gjithçka deri në fund, ata ishin kundërshtarë shumë të vlefshëm në këto tre vjet dhe do të jenë të tillë edhe në vitet e ardhshme”-deklaroi ai.
Më tej tekniku i “zikaltërve” deklaroi se donin ta fitonin sonte titullin, asnjë nga lojtarët nuk u ankua për stërvitjen në shi sot, të gjithë kishin një synim. “Ne donim ta fitonim atë sonte. Mendova se dikush do të thoshte diçka këtë mëngjes për stërvitjen në shi, por askush nuk u ankua. Ne punuam këtë mëngjes në detaje që ishin shumë të rëndësishme”-tha ndër të tjera Inzaghi.
sfidanti.al