Inter vendos çmimin e Asllanit

Raportohet se drejtuesit e Interit  janë të gatshëm ta lënë të lirë 23-vjeçarin Kristjan Asllani për një shumë rreth 10 milionë euro.

Interes për Asllanin ka pasur nga disa klube të Serie A, ndërsa mbetet e hapur edhe mundësia e një huazimi me të drejtë ose detyrim blerjeje.

Mesfushori shqiptar nuk bën pjesë në planet e trajnerit Cristian Chivu për sezonin e ri, ndaj largimi i tij gjatë kësaj vere shihet si skenari më i mundshëm.

Ditët në vijim pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e Asllanit, me Interin që pret ofertën e duhur për të finalizuar transferimin.