“E pranova këtë ftesë me shumë kënaqësi dhe nder, sepse kur erdha vitin e kaluar, takimin e parë e bëra me ju dhe mora menjëherë atë që kam dashur gjithmonë: dashurinë për këtë fanellë, për kato ngjyra”. Janë fjalët e ish-drejtorit sportiv të Milanit, Igli Tare, i ftuar në darkën e fundit të sezonit të Milan Club Old Clan.
“Ndihem pak në faj, sepse javën e fundit të kampionatit nuk ia dolëm ta çonim Milanin në Champions. Megjithatë, një gjë mbetet: Milani është më i madh se të gjithë. Edhe pse zgjati vetëm një vit, për mua ishte një nder i madh të punoja për këtë klub. Do të jeni gjithmonë në zemrën time kudo që të jem”, – shtoi Tare. Drejtori sportiv shqiptar u largua pak kohë më parë nga klubi kuqezi, bashkë me trajnerin Allegri dhe disa drejtues të tjerë. Më parë Tare ka pasur një karrierë të suksesshme te Lazio si drejtor sportiv.

