Aleksandër Veselinoviç u prezantua te Muaither FC në verën e kaluar. Ish-trajneri i Partizanit vendosi të transferohej në Katar, disa muaj pasi ishte shkarkuar nga të kuqtë. Largimi nga Muaither erdhi në marsin e këtij viti. Pas eksperiencës në kategorinë e dytë të futbollit në Katar, Veselinoviç u rikthye në Serbi. Së fundmi, Veselinoviç komentoi Botërorin për mediat në Serbi.
“Para së gjithash, FIFA si një organizatë punon vazhdimisht për përmirësimin e lojës, për përshpejtimin e lojës, për zgjatjen e lojës aktive gjatë ndeshjes. Kur krahasojmë kohën aktuale dhe atë të rreth 30-40 viteve më parë, mund të flasim për dy sporte krejtësisht të ndryshme për sa i përket kohëzgjatjes dhe lojës aktive. Mendoj se do të duhet pak kohë që të gjithë të përshtaten. VAR-i me siguri do të luajë një rol të rëndësishëm. Megjithatë, do ta shohim që në këtë Kupë Bote se si do të duket, veçanërisht kjo pjesë që thatë se është e kufizuar në 5 sekonda shpejtësi ekzekutimi pas ndërprerjes. Dua të them, nëse nuk gabohem, një afat prej dhjetë sekondash që lojtarët të largohen nga pjesa më e afërt e fushës gjatë zëvendësimeve dhe disa sugjerime të tjera.