Harry Kane me numra rekord te Bayern Munchen

Në 15 ndeshje ka shënuar 19 gola dhe ka dhuruar 7 asiste. Harry Kane duket se po i justifikon më së miri 120 milionë eurot e paguara nga Bayern Munchen për ta transferuar në Mynih. Kundër Galatasaray bomberi shtoi 2 rrjeta të tjera duke i dhuruar skuadrës gjermane një biletë për në fazën tjetër me dy ndeshje në avancë dhe ky është një moment shumë pozitiv për të e skuadrën e drejtuar nga Thomas Tuchel. Në 5 ndeshjet e fundit Kane lka sigluar 10 rrjeta e ka dhuruar 5 asiste, shifra këto të paprecedenta për skuadrën bavareze por edhe për bomberin anglez.

sfidanti.al