Harry Kane po dominon bindshëm garën për Këpuca e Artë për sezonin 2025/26, duke krijuar një diferencë të konsiderueshme ndaj ndjekësin më të afërt, Kylian Mbappé.
Sulmuesi i Bayernit ka shënuar 31 gola në kampionat, duke grumbulluar 62 pikë, shumë përpara Mbappé-së, që ka 23 gola (46 pikë). Erling Haaland i Manchester City mbyll podiumin me 22 gola (44 pikë), ndërsa futbollistë si Igor Thiago (19 gola, 38 pikë), Vedat Muriqi (18 gola, 36 pikë) dhe Deniz Undav (18 gola, 36 pikë) mbeten ende në garë, por dukshëm pas liderit.
sfidanti.al

