Flitet për dy lojtarë të jashtëzakonshëm, që kërcënohen nga një tjetër “alien”. Erling Halandi ka vendosur ta shkruajë tërësisht nga e para historinë e kampionatit anglez të futbollit, më të vjetrit në botë, të paktën përsa i përket golave. Me 17 të tillë në 11 ndeshje, “Mali Kibernetik” norvegjez ka mesataren 1.55 gola për ndeshje dhe me këtë ritëm do t’i arrijë 32 rrjetat e Mohamed Salahut në shkurt, në javën e 22-të. Nëse nuk do të ishte për Kupën e Botës në Katar, këtë Halandi mund ta kishte realizuar që në nisje të janarit, pra që të vendoste rekordin e ri të golave në një sezon të Premier Ligës. Ndoshta, sulmuesi i Mançester Sitit mund të synojë edhe rekordin absolut të kampionatit anglez, që i përket epokës përpara Premier Ligës, dhe që mbahet nga sulmuesi i shquar i Evertonit, Diksi Din. Legjenda shënoi 60 gola në 39 ndeshje, dhe Halando të synojë ta bëjë në 38 të tilla nëse nuk do të ketë dëmtime.
Sfidanti.al