Guardiola lajmëron Premier Ligën: Man. Junajtidi po kthehet!

E ka rival, ndonëse për momentin nuk e shqetëson shumë në garën kryesore, atë për titull. Pep Guardiola dhe Mançester Siti aktualisht duhet të shqetësohen më shumë për Arsenalin, por gjithsesi trajneri katalanas thotë se Mançester Junajtidi po kthehet. “Ata janë duke u kthyer, – thotë Pepi, – me Ten Hagun janë duke u përmirësuar dhe po bëhen më të fortë. Më në fund, po vijnë. Pashë sinjale në ndeshjen ndaj Sherifit dhe në pjesën e parë ndaj Çelsit”. Junajtidi është vetëm 1 pikë jashtë zonës Champions duke pasur një ndeshje në dorë.

Sfidanti.al