Berat Gjimshiti ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës në Champions League, ndërsa skuadra e tij Atalanta ka mposhtur me rezultatin 3-0 Shakhtarin në ndeshjen e luajtur në Arena AufSchalke. Mbrojtësi kuqezi zhbllokoi sfidën në minutën e 21-të, duke shfrytëzuar maksimalisht një goditje dënimi. Por u detyrua të mos dalë në fushën e lojës në pjesën e dytë për shkak të një problemi fizik, duke u zëvendësua nga Pasalic. Ndërkohë, golat e tjerë u shënuan nga Lookman 44’ dhe Bellanova 48’. Formacioni i Gasperinit ngrihet në 4 pikë në renditje, por mbrojtja shqetëson. Përveç Gjimshitit, shqetësime ka shfaqur edhe Kossounou, që la fushën e lojës shtatë minuta nga fundi.
sfidanti.al