Një fillim të tillë sezoni nuk e kishte menduar. Portieri i kombëtares shqiptare, Tomas Strakosha, e pati më në fund mundësinë nga trajneri i tij, Mauricio Sarri, për të luajtur si titullar, por prova e parë doli një dështim. Kjo pasi Lacio u mund në sfidën e parë të edicionit në Ligën e Europës pas një autogoli pikërisht të Strakoshës. Luhej në Stamboll, në fushën e Gallatasarajit, dhe portieri kuqezi gaboi në minutën e 66-të duke i shpëtuar topi nga duart e duke përfunduar në rrjetë. Natyrisht, janë gjëra që ndodhin, diçka që i ngjau edhe portierit të Juventusit, Shezni, apo dy portierëve në Superligën shqiptare, Hoxhës së Partizanit e Likës së Tiranës. Shpresa është vetëm që Strakosha ta kalojë këtë moment të vështirë dhe të mbetet i fortë kur t’i paraqitet rasti tjetër.
Sfidanti.al